Nga nesër do të mbyllen të gjitha lokalet në Tiranë

0
Gjigandi

Gjatë ditës së sotme nga kryeministri Edi Rama u tha se në situatën ku është vendi prej koronavirusit do të mbyllen palestrat, diskot, pub-et dhe ambientet që kanë shumë njerëz.

Rama u shpreh:

U bëj thirrje të gjithëve dhe kërkoj mirëkuptim për këtë. Dhe unë mund ti lidh shumë mirë fjalët me rregullat. Duhet të zbatoni rregullat. Nëse dikush vendos të vrasë veten, shteti është i detyruar ta ndalojë të bëjd diçka të tillë. Jemi në situatën që shumëkush po luan me të tjerët, me nënën dhe bababin, me motrën dhe vëllain duke i bërë karshillëk një armiku që s’ka as veshë as zemër dhe as sy. Do mbyllim të gjtha, pubet, diskot e palestrat dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz.

Por pak më parë burime për JOQ Albania kanë thënë se do të mbyllen edhe lokalet në Tiranë.

Sipas këtij burimi nga nesër do të mbyllen të gjitha lokalet kryeqytet. Ndërkohë thirrjet për të ruajtur qetësinë dhe për t’u respektuar në mënyrë rregullat e higjenës personale vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu