Pelé, i cili po lufton me tumorin e zorrës së trashë, ndodhet ende në spital, madje gjendja e tij shëndetësore është shqetësuese. Kjo nuk e ka penguar yllin brazilian të fitojë trofeun “Lojtari i Historisë”.
Marka amerikane e birrës “Budweiser” e ka njohur legjendën braziliane si lojtarin më të mirë në histori dhe ka qenë Neymar ai që e ka marrë çmimin. Sulmuesi aktual i PSG-së ka shfrytëzuar rastin për të nderuar Pele:
“Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Doja të ndaja me ju se jam ftuar nga ‘Budweiser’ për të nderuar Pelé me trofeun ‘Lojtari i Historisë’. Është një nder të jem pjesë e këtij momenti”.
Përveç kësaj, braziliani ka postuar në llogarinë e tij personale një publikim të shoqëruar me tekstin e mëposhtëm: “Ai që e bëri futbollin mbretërinë e tij. Ai që në vend që të krijonte luftëra ndaloi një. Ai që përdori fuqinë e tij për të magjepsur botën.
Ai që sfidoi sovranitetin. Ai që nderohej. Ai që krijoi dinastinë e tij. Ai që frymëzoi rininë. Ai që ndërtoi një perandori. Ai që mbante të gjitha kupat e arta. Ai që nuk ishte thjesht njeriu i ndeshjes. Ai ishte më i miri i historisë”.