Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një intervistë për CNN, duke iu përgjigjur Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, se “çdo jetë e humbur civile është një tragjedi dhe se faji duhet t’i hidhet Hamasit sepse i pengon ata të largohen nga një zonë lufte”.
Ai tha se Hamasi vendos raketa brenda shkollave, spitaleve, ka tunele nën shtretërit e fëmijëve dhe se kjo është ajo me të cilën kemi të bëjmë.
“Si rezultat i veprimeve tona tokësore, unë besoj se numri i viktimave civile në fakt është zvogëluar sepse njerëzit dëgjojnë thirrjet tona për të lënë zonën dhe për të sfiduar përpjekjet e Hamasit për t’i mbajtur ata atje”, shtoi ai.
a.c./dita