Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka bërë me dije se janë nxjerrë nga Gaza 5 shqiptarët e parë, nëna me 4 fëmijët e saj.
Në një reagim në platformën X, ministri Hasani bën me dije se aktualisht nëna dhe fëmijët e saj ndodhen në Egjipt, ku dhe po kryhen procedurat që kthimin e tyre në Shqipëri.
Postimi i ministrit Igli Hasani në platformën X:
Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.
Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.
Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.
Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza.
p.k\dita