Nëna në Brazil lind foshnjën “gjigante”, nuk do ta besoni sa peshon

0
Gjigandi

Një nënë në Brazil ka lindur foshnjën e saj që peshon plot 7.3 kilogram.

Nëna 27-vjeçare Cleidiane Santos dos Santos, lindi djalin Angerson me prerje cezariane të mërkurën më 18 janar në Spitalin Padre Colombo në Parintins, shteti Amazonas.

Santos ishte në spital për një konsultë rutinë, por mjekët e kuptuan se foshnja ishte shumë e madhe për ta mbajtur 9 muaj.

Angerson, i cili po mbahet në një inkubator në një gjendje të qëndrueshme, besohet të jetë foshnja më e madhe e lindur në shtetin Amazonas me gjatësi 59 cm.

Mësohet se si nëna ashtu edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu