Negociatat me BE-në, Hasani: Presim lajme të mira në nisje të vitit 2024

0
Gjigandi

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në një konferencë për shtyp ka renditur arritjet e diplomacisë shqiptare për vitin 2023, si dhe prioritetit për vitin e ardhshëm.

Në konferencën për gazetarët, ministri Hasani e quajti vit arritjesh dhe suksesi vitin që po lëmë pas, teksa tha se në vitin që vjen mbetet prioritet rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në KS, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare, megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar.

Falë kësaj performance, ne gëzojmë sot respektin dhe admirimin e partnerëve. Kandidaturat e Shqipërisë për KDNJ dhe UNESCO u mbështetën masivisht, rival kishim Rusinë. Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin. Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare.

Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024. Bashkëpunimi me faktorin shqiptar në rajon, tjetër arritje për vitin që po lëmë pas. Konsolidimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me diasporën, prioritet kyç për 2024. Shqipëria krenohet me rritjen kontributit të saj në proceset rajonale. Presidencat e nismave që marrim në 2024, do të ndihmojnë në thellimin e bashkëpunimit dhe integrimin rajonal”, tha Hasani.

RonaTyra

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu