Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se video e përfolur orët e fundit në media nuk është përhapur nga SPAK.
“U tha se, SPAK ka çkoduar telefonin me programin e kriptuar skyeCC, te nje personazhi te rendesishem te krimit te organizuar. Brenda ketij telefoni jane gjetur video te personazheve shume te njohur te televizioneve shqiptare dhe showbizz. U aludua se behet fjale per telefonat e nje personazhi shume te njohur, i cili rezulton i zhdukur, duke patur parasysh Ervis Martinajn” – thotë gazetari.
Por ai shton se keto video nuk ka mundesi te kene “rrjedhur” nga zyrat e SPAK apo nga oficeret e BKH-se.
“Kjo pasi hetimin per zhdukjen e Martinajt po e kryen prokuroria e Kurbinit dhe telefonat e personazhit ne fjale behet me dije se jane dorezuar aty nga te aferm te viktimes” – thotë Hoxha.
Gjithashtu videot nuk janë dërguar me aplikacionin e kriptuar skyeCC, por me program tjetër, pasi ky aplikacion nuk e lejonte perdorimin apo transferimin e video-ve, thotë Hoxha.
Gazetarët e kronikës thonë se në videon e përhapur sot në media shfaqet një personazh shumë i njohur i ekraneve shqiptare që në video është pa grim dhe brune, ndërkohë që publiku e njeh përgjithësisht si bionde dhe është një nga protagonistet e televizionit më të madh në vend..
o.p. / ABC24.AL