Laboratori i drogës në Fier, Apeli i Posaçëm nuk ndryshon masën e sigurisë për 5 të arrestuarit

0
Gjigandi

Apeli i Posaçëm lë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 5 nga të arrestuarit për kokainën e mbërritur në pleh artificial organik, nga Ekuadori në Frakull të Fierit.

Sipas Apelit, kjo masë sigurie nuk ndryshoi për Enxhi Ferhatin, Bledar Matoshin, Julian Malajn, Klajdi Vrionin dhe Redion Meshin.

Në Frakull u zbuluan 400 kilogramë pleh kimik e përzier me kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, u gjetën edhe armë zjarri.

Droga dyshohet se vinte nga Porti i Tivarit në Malin e Zi dhe ngarkohej për të mbërritur te laboratori, i cili u zbulua në oborrin e shtëpisë së ish-kryetarit të komunës, Viktor Çervenaku.

Operacioni u krye mbrëmjen e 24 nëntorit nën drejtimin e SPAK dhe në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

RonaTyra

Policia tha se në operacion është angazhuar një numër i konsiderueshëm i oficerëve të policisë gjyqësore dhe të agjentëve gjyqësorë dhe kanë ekzekutuar deri më tani, për 10 shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu