Pas Bankës Botërore, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.6 për qind gjatë këtij viti. Në vlerësimin e mëhershëm, atë të muajit prill, FMN besonte se rritja ekonomike e vendit këtë vit do të ishte vetëm 2.2 për qind.
Pritshmëritë më optimiste për Shqipërinë, institucioni më të madh kredi-dhënës në botë i mbështet kryesisht te ecuria e mirë e turizmit, ndërtimit, shit-blerja e pronave dhe bujqësia.
Ecuria e mirë e këtyre degëve të për Fondin Monetar ndërkombëtar do të bëjë që ekonomia e vendit të rritet mesatarisht me 3.3 për qind gjatë vitit të ardhshëm dhe 3.5 për qind në 2028-n.
Në raportin e vjeshtës të sapo-publikuar ku analizohen të gjitha ekonomitë botërore, FMN parashikon se në Rajon do të jetë Mali i Zi shteti me rritej më të lartë për këtë vit, me 4.5 për qind, ndjekur nga Kosova me 3.8 për qind. Serbia dhe Bosnje-Hercegovina janë dy vendet që sipas FMN do të kenë rritjen më të ulët ekonomike me 2 dhe 1.6 për qind.
Pritshmëri të ngjashme me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore kanë edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Banka e Shqipërisë të cilat presin që ekonomia e vendit këtë vit të zgjerohet me rreth 3.5 për qind.
p.k\dita