Mediat serbe: Lajçak, Escobar dhe zyrtarë të tjerë evropianë do vizitojnë Serbinë pas sulmit në veri të Kosovës

0
Gjigandi

 

Pesë zyrtarë evropianë, ku përfshihet i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak si edhe emisarët e SHBA-ve, Francës, Gjermanisë dhe Italisë do të zhvillojnë një vizitë në Serbi deri në fund të muajit, raportuan këtë të martë mediat serbe.

Novosti shkruan se pritet që zyrtarët evropianë të ushtrojnë presion më të fortë në tryezë që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë si dhe të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, të nënshkruar nga Vuçiç. Gjithashtu ndër rreshta thuhet se pas sulmit në Banjskë, ata pritet ta detyrojë Vuçiçin për “bashkëpunim”.

Kjo vizitë e tyre vjen pas sulmit në veri të Kosovës nga terroristët serbë ku vranë një polic dhe plagosën të tjerë. Kosova ka kërkuar dënimin e Serbisë me sanksione dhe ka paralajmëruar që nuk do të ulet sërish në bisedime nëse nuk merren masa të tilla. Nga ana tjetër, KFOR ka shtuar prezencën në veri.

 

RonaTyra

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu