Në këtë vend paguhesh 100 mijë dollarë nëse kujdesesh për qenushët

0
Gjigandi

Të jesh kujdestar i një qeni është bërë shumë fitimprurëse. Mesatarisht, një shëtitje gjysmë ore në Manhattan që i kushtonte një pronari qeni 14 dollarë, tani është deri në 35 dollarë. Në New York do të paguhesh 100,000 dollarë në vit për të shëtitur qentë e të tjerëve.

Puna e kujdestarit të qenve është një punë me orë fleksibël që studentët e universitetit zgjedhin shpesh ta plotësojnë dhe paguajnë studimet dhe qiratë e tyre, edhe ato tashmë shumë të shtrenjta, apo edhe aktorë, muzikantë, shkrimtarë, studentë, madje edhe pensionistë.

Sipas Shoqatës Amerikane jofitimprurëse për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve, më shumë se 23 milionë familje amerikane kanë blerë ose adoptuar një kafshë shtëpiake gjatë pandemisë. Me kthimin në normalitet dhe punën në zyrë, pas përfundimit të kufizimeve, dikush duhet të mendojë të nxjerrë shëtitje qenushët.

Ndërkaq, nëse keni qen në shtëpi me siguri e keni ndjerë aromën e pakëndshme që krijohet pas larjes së tyre. Duhet të kuptoni që kjo aromë nuk vjen nga qeni juaj por nga bakteret dhe kërpudhat të cilat jetojnë në gëzofin e tyre. Këto baktere kur lagen nga uji apo shiu, krijojnë një lloj arome aspak të këndshme. Mirëpo, ka disa këshilla si ta parandaloni këtë.

Pas shëtitjes në mot me shi, fshijeni mirë qenushin tuaj me peshqir dhe kështu do të parandaloni zhvillimin e baktereve të sipërpërmendura. Ne imponojmë zakone njerëzore në jetën e qenushëve tanë, nga veshja e rrobave deri tek dhënia e ushqimit që hamë vetë, si çokollata apo frutat. Megjithatë, tek ushqimi duhet të jeni të kujdesshëm. Shumë nga produktet mund të jenë të dëmshme për organet e kafshëve shtëpiake.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu