Në kartolinën e fundvitit të Meghan Markle dhe Princ Harry mungojnë fëmijët, por pse?

0
Gjigandi

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë publikuar kartolinën e tyre vjetore për festat e fundvitit 2022, por në të mungonin dy persona shumë të rëndësishëm. Djali i çiftit, Archie, 3 vjeç dhe vajza, Lilibet, 1 vjeç.

“Ju urojmë një sezon të gëzueshëm. Nga familja jonë tek tuajat, dhe në emër të ekipeve tona The Archewell Foundation, Archewell Audio dhe Archwell Productions, ju urojmë shëndet, paqe dhe një vit të ri shumë të lumtur!”-shkruhej në kartolinë.

Kartolina u shoqërua me një foto bardh e zi të Harry dhe Markle, e cila u shkrep gjatë “Robert F. Kennedy Ripple of Hope Award” në fillim të këtij muaji në New York.

Në foto, Duka i Sussex-it kishte veshur një kostum ngjyrë të zi, ndërsa Dukesha e Sussex-it kishte veshur një fustan të bardhë.

Çifti mund t’i ketë lënë fëmijët e tyre jashtë fotos së festës së këtij viti, sepse siç e ndanë më parë ata duan privatësi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu