Modelja Ivana Knoll po i jep lamtumirën Kampionatit Botëror dhe po feston famën e saj të re, e cila e ka vendosur atë në një shkallë të ngjashme me yjet e ekipit kroat.
Ylli i Instagramit tani ka 3.1 milionë ndjekës dhe raportohet vetëm brenda një dite, ajo arrinte të grumbullonte mbi 200,000 ndjekës të rinj në ditë, shktruan DailyMail.
Ndërsa po shkonte për në ndeshjen e Kroacisë dhe Marokut sot, ajo tha për DailyMail: “Numri i njerëzve që më pëlqejnë në mbarë botën është pothuajse i njëjtë me popullsinë e vendit tim”.
“Kampionati Botëror ishte i mrekullueshëm dhe jam e trishtuar që pothuajse ka përfunduar”.
“Për sa i përket llogarisë sime në Instagram, nuk mund ta kisha ëndërruar se kjo mund të më ndodhte mua”.
“Kam ardhur këtu me 570,000 ndjekës, tani kam 3.2 milionë dhe kjo më bën të buzëqesh”, tha Knoll.
“Është pothuajse i njëjti numër me popullsinë e vendit tim”, theksoi bukuroshja kroate.
Ajo është fotografuar kudo që ka shkuar në stadiumet e futbollit në Katar, me fansat e shumtë që i vinin nga pas për të realizuar një fotografi me të.
Ivana ka marrë edhe propozime për martesë nga mbështetësit dhe mesazhe nga vetë disa prej yjeve të futbollit.
30-vjeçarja pozoi e veshur me një fanellë blu dhe pantallona të shkurtra të shtunën, teksa shkroi në Instagram: “Jam shumë krenare për ekipin tim”.
“Ne jemi një vend kaq i vogël, por me suksese të mëdha”.
“Në Botërorin e kaluar ishim finalistë dhe të dytët dhe tani jemi në katër skuadrat më të mira në botë dhe sot luajmë për kupën e bronztë”.
Duke qeshur, ajo shtoi: “Dhe ata kanë tifozen më të famshme. Jam e emocionuar për të ardhmen time dhe e lumtur që kam fansa në të gjithë botën si dhe në Kroaci”.
Ivana, e cila kalon kohën e saj mes Zagrebit dhe Majamit, ka qenë në ballinat e portaleve në vendin e saj përgjatë gjithë m,uajit.
Ajo pranoi se kishte qenë në ankth për mospërputhjen me kërkesat strikte të veshjeve të Katarit dhe në mënyrë të pashmangshme ka pësuar bullizim dhe abuzim në internet për paraqitjet dhe veshjet e saj të ekspozuara.
Por ajo shtoi: “Unë vetëm po argëtohem. Njerëzit më shohin si tërheqëse dhe nuk shoh asgjë të keqe në këtë”.