Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, shtrenjtohet nafta dhe benzina

0
Gjigandi

Një litër naftë do të tregtohet me 6 lekë më shumë referuar vendimit të fundit të Bordit Transparencës.

Nafta do të tregtohet me 202 lekë, benzina me 178 lekë nga 175 lekë nga vendimi i mëparshëm. Po ashtu edhe gazi ka pësuar rritje, duke shkuar në 71 lekë për litër.

Sipas Bordit referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 13.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 713, +36 nga data 08.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 868, +71 nga data 08.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH 109.88 ( – 1.56 nga dt 8)

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

RonaTyra

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 109 lekë/litër.

Çmimet hyjnë sot në fuqi, në orën 18:00.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu