Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese dërgoi për seancë plenare ndryshimet në Kodin Rrugor të dakordësuara mes Partisë Demokratike të Alibeajt dhe mazhorancës. Ndër ndryshimet kryesore që parashikohen në Kodin Rrugor janë jetëgjatësia e lejes së drejtimit deri në moshën 70-vjeçare, rritja e shpejtësisë së lejuar në disa prej akseve rrugore në vend nga 110 km/h në 130 km/h. Gjithashtu propozohet edhe ndarja e parkingjeve publike e private, të cilat do të jenë në nivelin 50% publik dhe 50% privat në nivel zone dhe me vendim të Këshillit Bashkiak.
Një ndryshim tjetër i dakordësuar është ai që i mundëson drejtuesve të automjeteve që të përfitojnë 50% ulje të gjobës nëse e paguajnë brenda 15 ditëve, më tutje aplikohet kamatëvonesa. Aktualisht ligji parashikon 20% ulje gjobe, nëse pagesa bëhet brenda 5 ditëve. Një element tjetër mjaft i rëndësishëm është dhe mënyra e patrullimit të policisë rrugore.
Ndryshimet në Kodin rrugor u propozuan nga Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla qershorin e vitit të shkuar. Në shtator, Kuvendi bashkoj dy nismat në një. Votimi i saj kërkon 84 vota.