Ndryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet sot për shkarkimin e Ahmetajt

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zëvendëskryeministrin, Arben Ahemetaj, duke i kaluar postin ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme në orën 17:00 pasdite ku pritet që të miratohen dekretet edhe nga presidenti Bajram Begaj i cili do të hedhë edhe firmat e para.

Kujtojmë se ndryshimet kanë prekur edhe çështjen e integrimit në BE, ku është shkarkuar negociatori Zef Mazi dhe në vend të tij është emëruar Majlinda Dhuka. Kjo e fundit do të jetë dhe në krye të ministrit të Shtetit.

Rendi i ditës:

  • Mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm datë 28.7.2022, ora 17:00.
  • Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
  • Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13 835, datë 26.7.2022, “Për shkarkim Zëvendëskryeministri dhe ministri”.
  • Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13 836, datë 26.7.2022 “Për emërim ministri”.
  • Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr.13 837, datë 26.7.2022 “Për emërim Zëvendëskryeministri”,
  • III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe për përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu