Ndryshimet në Kodin Rrugor, Balla: Të kufizohet shpejtësia për shoferët e rinj, ul numrin e aksidenteve

0
Gjigandi

Komisionin për Veprimtarisë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin është mbledhur këtë të mërkurë për të diskutuar  “Shqyrtimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.

I pranishëm ka qenë edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili tha se ndryshimet në vend janë të domosdoshme dhe duhet të ketë kufizim të shpejtësisë në tre vitet e para të patentës për shoferët e rij.

Sakaq shtoi se kjo iniciativë duhet të miratohet brenda muajit korrik.

“Mendoj që ndryshime që kanë të bëjnë me kufizime të shpejtësisë të patentuarit për herë të parë janë kufizime që i referohen modelit italian. Besoj që në tre vitet e para duhet të ketë një kufizim të shpejtësisë me qëllim uljen e aksidenteve. Një gjë tjetër me rëndësi është se çdo ditë po ulet numri i specialistëve dhe mendoj që s’postimi nga 65 në 70 vjeç është i domosdoshëm. Kjo nuk është iniciativë politike, dhe do të kërkoja ndërgjegjësim e deputetëve që këtë ta kalonim brenda korrikut me qëllim që t’i vijmë në ndihmë të gjithë qytetarëve”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu