Një denoncim është bërë publik gjatë ditës së sotme, ku mësuesja, pjesë e shkollës së mesme “Alush Bardhi” në Farkë të Madhe, shihet duke tërhequr nga flokët një prej nxënëseve.
Sipas rrëfimeve të vetë nxënësve, mësuesja kujdestare e lëndës gjuhë-letërsi i dhunon në mënyrë të vazhdueshme, edhe nëse ata shkojnë me vonesë në shkollë.
Mësuesja shihet në video teksa kap prej flokësh nxënësen e saj 16-vjeçare sepse kjo e fundit u vonua për të hyrë në mësim.
“Vajza tentoi te futej ne 5-minutësh. Ene i thonte sa her t kam thon mos hajde me vones ju e boni kastile me m acaru mu”, rrëfejnë nxënësit për JOQ.
Ndër të tjera ata rrëfejnë se për episodet e saj të dhunës është e gjithë shkolla në dijeni.
“E di krejt shkolla. I gjuan me vizore i kap per flokt i gju në shpull mbrapa koke kur se kan menjen vajzat dhe djemte”, përfundon rrëfimi.
a.c./dita