Deputeti Zeneli publikon dokumentin: Të gjithë të tregojnë nëse kanë qenë a jo pjesë e Sigurimit të shtetit

0
Gjigandi

Deputeti Alban Zeneli ka ftuar të gjithë ata që duan të bëhen deputetë duhet të tregojnë se nuk kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Ai ka publikuar dokumentin që vërteton se ai nuk ka qenë pjesë e Sigurimit.

Zeneli shkruan në Facebook se ky është një detyrim i thjeshtë për secilin.

Zeneli: Pas 30 vitesh post komunizem nuk kemi nje pasqyre te sakte te atyre qe kane qene pjese e organit me famekeq per shqiptaret qe punonte me platforme partie  qe kane kryer krime monstruoze ndaj shqiptareve por dhe te atyre bashkepunetoreve te ketij organi qe ne nje menyre apo nje tjeter i kane sherbyer Sigurimit te shtetit per te realizuar ate qe quhet me te drejte nje nga diktaturat me te dhunshme ne te gjithe lindjen komuniste.

Nje projekt-ligj apo disa nuk kane sjell asnje risi, prandaj do ju kerkoja publikisht te gjithe deputeteve, drejtuesve te institucione kushtetuese, ministrave, kandidateve te cdo garimi qe duan te behen perfaqesues te qytetareve, te kene kurajon e te ballafaqohen me te verteten e te tregojne qe nuk kane qene pjese e asnje organi qe ka vrare, dhunuar e persekutuar qytetaret shqiptare ne secilin pozicion. Eshte e thjeshte dhe nje detyrim per secilin. Une e bera. Bejeni dhe ju. Tregoni qe jeni te pa kapur minimalisht nga Sigurimi i Shtetit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu