Një nga ndihmësit të presidentit rus, Presidentit Vladimir Putin, ka vizituar termocentralin bërthamor të Zaporizhjas. Sergei Kirienko, përgjegjës për mbikëqyrjen e politikës së brendshme të Rusisë dhe një ish- kreu i Agjencisë Federale Bërthamore të Rusisë, diskutoi për sigurinë e uzinës. Kështu tha një zyrtar lokal i instaluar nga Moska në Zaporizhja, Vladimir Rogov.
Ky central bërthamor – më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë – ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, vizitoi Rusinë më 22 dhjetor dhe diskutoi mbi krijimin e një zone sigurie rreth centralit bërthamor në Zaporizhja.
Në fillim të dhjetorit, ishte marrë vendim për të dërguar ekipe të IAEA-s, në të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës. Vendimi për të dërguar ekipe të IAEA-s në të centralet bërthamore është pjesë e një përpjekjeje për të shmangur një katastrofë në zonën e luftës. Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.
o.j/dita