Shënojnë rënie bonot e thesarit

0
Gjigandi

Bonot e thesarit të Bankës së Bankës së Shqipërisë pësuan rënie për herë të parë që prej Shkurtit të këtij viti pasi që nga ajo kohë ato kishin njohur një rritje të konsiderueshme.

Në ankandin e zhvilluar të martën, yieldi mesatar i ponderuar me maturim 12 mujor zbriti në 5.47% ose 0.33% më pak se ankandi i mëparshëm i Nëntorit. 10 miliardë Lekë ishte shuma e shpallur nga qeveria, por kërkesa ishte më e madhe dhe arriti në 16.3 miliardë Lekë.

Rritja e interesit për bonot e thesarit arriti në mbi 3-fish pasi nga 1.58% që ishin në shkurt të këtij viti arritën kulmin e tyre në 5.8% në nëntor. Kjo bëri që të kishte një interes të shtuar të bankave dhe individëve për të investuar në më shumë në bono ose obligacione sesa në depozita bankare.

Sinjali i dhënë në ankandin e Dhjetorit për bonot duket se reflekton vendimet e fundit të Bankës së Shqipërisë. Bordi i saj vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%, pas 3 rritjeve radhazi.

Rritja e interesave të bonove të thesarit është një goditje për individët që kanë marrë kredi afatgjata në lekë. Pritet të shihet nëse kjo rënie ishte momentale apo do të rihet një trend i ngjashëm.

RonaTyra

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu