Një nga ndihmësit kryesorë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Kyrylo Tymoshenko ishte zëvendës shefi i zyrës së presidentit dhe falënderoi Zelensky për “mundësinë për të bërë vepra të mira çdo ditë dhe çdo minutë”.
Ai ishte përfshirë në skandale të lidhura me përdorimin e makinave të shtrenjta.
Zelensky ka sinjalizuar se edhe zyrtarë të tjerë të lartë do të largohen nga qeveria e tij në ditët në vijim. Sumy, Dnipro, Zaporizhzhia dhe Kherson, mund të jenë të radhës, për shkak të lidhjeve të tyre me ndihmësin e dorëhequr presidencial, sipas gazetës ukrainase Ukrainska Pravda.
Të hënën, zëvendësministri i infrastrukturës i Ukrainës, Vasyl Lozinskyi, u shkarkua dhe u arrestua pasi u akuzua për marrje ryshfeti me vlerë 400,000 dollarë.