Ndërtuesit, ankesë për konfiskimet, reagon shoqata: Do diskutojmë për padinë

0
Gjigandi

Shoqata e Ndërtuesve thotë se do të shqyrtojë edhe njëherë padinë për konfiskimin e pallateve pa leje. Reagimi vjen pas komentit të kryeministrit, i cili nuk e mbështet një vendimmarrje të tillë.

Shoqata e Ndërtuesve deklaron se nuk e mbështet vendimin e qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje.

Madje për atë vendim është bërë ankesë, por që çështja të shkojë në Gjykatën Kushtetuese ose jo, ajo duhet të marrë aprovimin e plotë të bordit në Shoqatën e Ndërtuesve.

“Vendimi i ankimimit është marre pa ndjekur procedurën e rregullt që kemi. Prandaj, kemi kërkuar tërheqjen e ankimimit dhe rifutjen e kësaj çështjeje në procedurën e rregullt të diskutimit dhe të vendimmarrjes sonë”- thotë Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë.

Ky reagim vjen një ditë pasi vetë kryeministri Edi Rama, ishte njoftuar për një padi në Gjykatën Kushtetutese, por që e cilësoi absurde.

RonaTyra

Vendimi për konfiskimin e pallateve e shtesa pa leje të ndërtuara pas vitit 2020, ngjalli debat në politikë e publik, edhe për faktin se shkelje të tilla janë bërë në qendër të kryeqytetit.

Deri më tani, IKMT ka konfiskuar ose prishur mbi 20 objekte dhe në reagimin e fundit të Shoqatës së Ndërtueseve, qëndrimi duket asnjëanës, kur thuhet qe të respektohen të drejtat e biznesit, po kurrsesi të tolerohen abuzimet dhe paligjshmëritë.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu