Në vijim të punimeve për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ndërhyrjet që po bëhen në segmentin Prekal-Kir.
Kreu i qeverisë bën me dije se ndërtimi i kësaj rruge do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistë të shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin e bukuritë e veriut të Shqipërisë.
“Vijon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, në segmentin Prekal-Kir, 17 km i gjatë, që do lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të veriut të Shqipërisë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.