Ndërron jetë elektricisti në Elbasan, po punonte për riparimin e një defekti

0
Gjigandi

Një elektricist ka ndërruar jetë në fshatin Muçan, në Elbasan, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, ku shtetasi A. T., rreth 62 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist, dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu