Ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti, eksperti mjeko-ligjor: Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë!

0
Gjigandi

Mjekësia ligjore nuk e ka të qartë se përse ka vdekur 3-vjeçari pasi mori trajtim për dhëmbët në klinikën “Splended” të Ina Xhaxhos në Tiranë.

Sipas ekspertizës paraprake, siç shkruhet në dokument, shkaku i vdekjes është cilësuar si “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”.

Skeda e vdekjes mban firmën e ekspertit mjeko-ligjor Erindo Alla. Shkaku paraprak është përcaktuar më datë 1 tetor, ditën kur vogëlushi 3-vjeçar humbi jetën. Por, pritet edhe një raport përfundimtar për shkakun e vdekjes, sipas Report TV.

Vogëlushi ndërroi jetë në QSUT pasi u dërgua me urgjencë atje nga prindërit sepse kishte patur komplikacione të rënda pas trajtimit për disa orë me narkozë të përgjithshme në klinikën “Splended”, pjesë e Spitalit të Zemrës. Çështja ka kaluar në prokurori dhe po hetohet, ndërkohë që mjeku anestezist Roland Xhaxho u shpreh më herët për mediat se kishte kryer të gjithë protokollin për trajtime të tilla.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu