Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, raportohet se është ndaluar në Rinas. Sakaq, ai nuk dihet nëse po tentonte të ikte nga Shqipëria. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha po hetohet për privatizimin të ish klubit sportiv “Partizani”. Padia në SPAK për këtë dosje është dërguar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Berisha ndërkohë, ka lajmëruar konferencë urgjente për shtyp.
p.c. / ABC24.AL