Ard Daullxhiu, një personazh i njohur që kërkonte ndihmë të vazhdueshme bashkisë për një strehë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Daullxhiu ka ndërruar jetë këtë të hënë në spitalin e Durrësit pas një ataku kardiak.
Mësohet se fillimisht ai kishte ndjerë dhimbje në gjoks teksa ishte duke shitur fara në tregun e Durrësit dhe menjëherë ka marrë biçikletën për të shkuar në spital, por është rrëzuar pa ndjenja në tokë në momentin që ka hyrë brenda rrethimit të spitalit.
Ai u bë i njohur pas kërkesave publike ndaj Bashkisë së Durrësit për ta ndihmuar në lidhje me banesën e tij.