Natë tërmetesh në vend, regjistrohen dhe 8 pasgoditje, ja pasojat

0
Gjigandi

Një tërmet i magnitudës 4.7 të shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë në orën 22:37 minuta të mbrëmjes të së dielës, ndërsa rreth 8 minuta më vonë një tjetër lëkundje më e lehtë është regjistruar.

Tërmeti u ndje në 4 shtete, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe Mal të Zi.

Gjatë natës numërohen të paktën dhe 8 pasgoditje të tjera me magnitudë 2 ose pak mbi 2 që kanë ndodhur në territorin shqiptar. Ajo që vihet re është se epiqendrat e lëkundjeve nuk janë vetëm në veri, por edhe në Bilisht apo Konispol.

RonaTyra

Sipas Instituti të Gjeoshkencave raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, mbrapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes vlerësohet se ka dëme materiale të lehta në njësinë administrative Xibër të bashkisë Klos. Ndërkohë dëme materiale ka edhe në lagjen e Re në Bulqizë, ku banorët kanë dalë jashtë në frikë për të hyrë në shtëpitë e tyre.

Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit është raportuar se lëkundjet e tërmetit ishin të forta dhe kanë ngjallur panik tek qytetarët, me shumë prej tyre që kanë dalë jashtë shtëpive si në rastin e Tiranës dhe të bashkisë Bulqizë.

Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të plotë shërbimet e emergjencës dhe u bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të sinjalizohet në numrin 112 ose zjarrfikësit në numrin 128.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu