​NASA mbledh shkencëtarët për të studiuar UFO-t

0
​NASA mbledh shkencëtarët për të studiuar UFO-t
Gjigandi

NASA ka njoftuar planet për të mbledhur një ekip shkencëtarësh për të eksploruar “fenomene ajrore të paidentifikuara”, të njohura ndryshe si UFO, pavarësisht shqetësimeve për rrezikimin e reputacionit të saj.

Agjencia amerikane e hapësirës tha se fokusi do të jetë në identifikimin e të dhënave të disponueshme për të mësuar më shumë rreth pamjeve misterioze në qiell.

Shefi i misionit shkencor të NASA-s, Thomas Zurbuchen, pranoi se mund të ketë shqetësime nga komuniteti shkencor tradicional në lidhje me eksplorimin e UAP-ve.

“Ne nuk po i shmangemi rrezikut të reputacionit. Besimi ynë i fortë është se sfida më e madhe e këtyre fenomeneve është se është një fushë e varfër me të dhëna. Ne po e shikojmë Tokën në mënyra të reja, dhe ne po shohim gjithashtu nga ana tjetër, në qiell, në mënyra të reja. Ajo që ne vërtet po përpiqemi të bëjmë këtu është të fillojmë një hetim pa një rezultat në mendje,”

tha ai.

RonaTyra

David Spergel, i cili më parë drejtoi Departamentin e astrofizikës në Universitetin Princeton, do të drejtojë ekipin shkencor dhe Daniel Evans, një studiues i lartë në Drejtorinë e Misionit të Shkencës të NASA-s, do të orkestrojë gjithashtu studimin.

Një ekip shkencëtarësh të pavarur do të mblidhet deri në vjeshtë, ku më pas ata do të kalojnë afërsisht nëntë muaj duke zhvilluar një raport publik mbi gjetjet e tyre.

Njoftimi vjen një vit pasi qeveria amerikane lëshoi një raport, i cili u përpilua nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në bashkëpunim me një task forcë të udhëhequr nga Marina, duke detajuar vëzhgimet kryesisht nga personeli i Marinës të “fenomenit ajror të paidentifikuar”.

Raporti thoshte se analistët e mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane nuk kishin të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar natyrën e UFO-ve të vëzhguara nga pilotët ushtarakë, duke përfshirë nëse ato janë teknologji të avancuara tokësore apo me origjinë jashtëtokësore.

Zyrtarët e Pentagonit muajin e kaluar gjithashtu pranuan se shumë vëzhgime mbeten përtej aftësisë së qeverisë për të shpjeguar.

NASA tha se fenomene të paidentifikuara në atmosferë janë me interes për sigurinë kombëtare dhe ajrore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu