NASA do të testojë raketën me energji bërthamore: Atronautët do të shkojnë më shpejt në Mars

0
Gjigandi

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) njoftoi sot bashkëpunimin e saj me Pentagonin për zhvillimin e një rakete me energji bërthamore që do të çojë astronautët në Mars.

Shefi i NASA-s, Bill Nelson, tha se bashkëpunimi me Agjencinë e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes (DARPA) synon të zhvillojë një raketë bërthamore termike shtytëse (NTP), e cila vlerësohet të jetë gati për testim në vitin 2027.

Sipas agjencisë amerikane të hapësirës, ​​raketa me energji bërthamore në fjalë do të jetë 3-4 herë më e fuqishme se ato që përdorin lëndë djegëse konvencionale, raporton albeu.com, dhe do të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit në Planetin e Kuq.

“DARPA dhe NASA kanë një histori të gjatë bashkëpunimesh të suksesshme,” tha drejtoresha e kërkimit të Pentagonit, Stephanie Tomkins, duke përmendur raketat Saturn V për misionet e hënës Apollo si shembull.

Zhvillimi i raketës së avancuar “do të jetë kritik për transportin më të shpejtë dhe më të sigurt të pajisjeve në Hënë dhe, më pas, të astronautëve në Mars”, shtoi ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu