“Na detyronte të kërcenim videot e tij”, shërbëtorja e Gianluca Vacchi: Po të mos kërcenim na shante.

0
Gjigandi

E kemi parë prej kohësh gjallërinë dhe humorin e miliarderit italian Gianluca Vacchit në rrjetet sociale duke kërcyer dhe shpesh i shoqëruar nga shërbëtoret e tij.

Por njëra nga shërbëtoret e tij mesa duket e ka paditur Vacchin sepse sipas asaj ai është treguar agresiv dhe i ka detyruar të kërcenin.

“Po të mos kërcenim ai na shante. Shpesh gjuante telefonin apo ndonjë ambazhur që kishte afër,” ka thënë ajo.

Vetë Vacchi e ka pranuar se shpesh nervozohej dhe gjuante telefonin në nerva e sipër.

Sipas gazetës “La Republica” kërkesat e tij ndaj shërbëtoreve ishin mjaft të çuditshme. Ai madje ka gjobitur edhe shërbëtore që harronin ndonjë veshje apo aksesorë të tjerë.

RonaTyra

Shërbëtorja filipineze 44 vjeçare, rrëfeu për vitet që jetoi në shtëpinë e tij në Sardenjë si një makth.

Orët e zgjatura deri në pesë të mëngjesit, kërkesat e çuditshme për të kërcyer dhe agresiviteti i tij ishin të padurueshme për të.

Tani shërbëtorja kërkon që ajo të paguhet për orët e punuara jashtë orarit dhe pagën e pamarrë të largimit nga puna.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu