Menjëherë pas nominimit, debat mes Oltës dhe Kiarës

0
Gjigandi

Përzgjedhja e Oltës për tre të nominuarit e kësaj jave ishte sa e pritshme aq edhe surprizuese, kjo pasi përballë Luizit dhe Kiarës ajo vendosi të lërë Bledi Manen, i cili ka një javë që është bërë pjesë e shtëpisë. Vendimi i Oltës nuk i ka pëlqyer Kiarës, e cila ia ka thënë në sy Oltës mendimin e saj, duke i shprehur se “duhet t’i binte drejtpëdrejt Luizit.”

Nga ana tjetër, Olta insistoi se vendimi i saj për nominimin është marrë në moment të fundit, pas deklaratave të Luizit për të.

Olta: Unë do çoja Jonën, Bledin dhe Luizin në nominim. Nuk doja të të godisja ty. Unë mendoj që shancet për të dalë janë më të mëdha për atë tjetrin (Bledin).

Kiara: Doje të godisje Luizin me mua, më re në qafë. Unë e prekur jam, normale që do jem. Nëse doje të hiqje Bledin, ti vije atë, Luizin dhe Maestron. Kurse kur vë Kiarën, e ke me Luizin personale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu