Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Berat, në vendin e quajtur “Dogana”. Shtetasi me inicialet Dh.L, 22 vjeç ka qenë duke drejtuar motomjetin kur është përplasur me mjetin tip ”Audi” me drejtues shtetasin me iniciale F.L.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Në rrugën urbane “Antipatrea”, rreth orës 12:00, pranë vendit të quajtur “Dogana”, shtetasi Dh.L., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin F.L.
Drejtuesi i motomjetit, shtetasi Dh.L, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksident.