Moti i keq, anulohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit

0
Gjigandi

Autoriteti Portual Durrës njofton se mbrëmjen e sotme nuk do të ketë nisje nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas, pasi pritet rritje e forcës së erës dhe valëzimit në det të hapur.

Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt Barit anasjelltas.

Sipas parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga 7-8 bft.

Ndërkohë që lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu