“Ngjarjet në Ukrainë nuk janë një përplasje mes Moskës dhe Kievit, kjo është një përplasje ushtarake midis NATO-s, dhe mbi të gjitha Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë dhe Rusisë.”
Kështu është shprehur sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, një besnik i Vladimir Putinit në një intervistë për gazetën ruse Argumenty i Fakty.
Në deklaratën e tij ai tha se NATO po çon ushtarët e Ukrainës drejt vdekjes së sigurtë.
“Me ndihmën e një operacioni special ushtarak, Rusia po çliron rajonet e saj nga okupimi dhe duhet t’i japë fund eksperimentit të përgjakshëm të Perëndimit për të shkatërruar popullin ukrainas”- ka thënë ndër të tjera ai, raporton Ansa.