Mori 6 mijë euro ryshfet, GJKKO dënon ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka me 4 vite e 6 muaj burg

0
Gjigandi

4 vite e 6 muaj burg është dënuar ish gjyqtarja Mimoza Margjeka me akuzën e korrupsionit. Dënimi asaj i është konvertuar në 3 vite shërbim prove.

Bashkëshorti i saj Arben Cara dënohet me 4 vite burg. Avokati Skender Demiraj 3 vjet shërbim prove, Klaudio Zhilla 3 vjet burg. Nejton Bali është dënuar në 2 vite e 4 muaj shërbim prove.

Gjyqtarja Margjeka akuzohet për korrupsion dhe për marrjen e një rryshfeti 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh. Bëhet fjalë për Orion Balin i cili u lirua nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”. Sasinë e parave e mori bashkëshorti i saj.

SPAK përfundoi me 1 mars hetimet për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe grupin që akuzohen për korrupsion pasiv. Sipas SPAK, Mimoza Margjeka, Arben Cara, Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj janë nën akuzë për korrupsion pasiv i gjyqtarëve në bashkëpunim. Prokuroria kërkon nga 3 vite burg për Klaudio Zhillën dhe Skënder Demirajn si dhe kërkon që i pandehuri tjetër Nejton Bali të vazhdojë dënimin me 2 vite e 4 muaj në shërbim prove.

Të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë te pandehurës Mimoza Margjeka, me funksion gjyqtare, ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, të pandehurit Arben Cara, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

RonaTyra

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm, ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga arrest në burg në atë të garancisë pasurore, për këtë shtetas.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu