Benzema lë pas dëmtimin, por “refuzon” finalen me Argjentinën

0
Gjigandi

Franca ka arritur finalen në Botërorin e Dytë radhazi edhe pse në Katar ka pasur mungesa të mëdha si Kimpembe apo Pogba, por mbi të gjitha i mungon “Topi i Artë”, Karim Benzema.

Ylli francez i Real Madrid u dëmtua në fazën parapërgatitore të Francës në Botëror dhe nuk u bë pjesë e grupit edhe pse trajneri Didier Deschamps nuk e ndryshoi listën në asnjë moment.

Tashmë, kur Franca i ka shkuar deri në fund këtij kompeticioni, Benzema është rikuperuar dhe ka të drejtën të bëhet pjesë e ekipit. Megjithatë, media spanjolle “Relevo” ka mësuar se 34-vjeçari nuk do të bashkohet me kombëtaren e “gjelave”, madje nuk do të ngjitet as për të tërhequr medaljen.

Para gjysmëfinales me Marokun u pyet edhe Deschamps, i cili refuzoi të fliste për lojtarët që nuk janë pjesë e grupit. “Unë kujdesem për 24 lojtarë këtu. Nuk kujdesem për ata që nuk janë si Kimpembe apo Pogba. po ashtu. Nuk do të flas për këto gjëra çdo ditë”, tha Deschamps.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu