Morën peng dhe keqtrajtuan 39-vjeçarin, Gjykata e Sarandës lë në burg 4 të arrestuarit

0
Gjigandi

Gjykata e Sarandës ka vendosur të lerë në qeli 4 të arrestuarit e operacionit “Pengmarrja”.

Për dy vëllezërit Pjetër dhe Astrit Ndoj dhe dy fëmijët e Astritit, Aleksandër e Anton Ndoj, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ata akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë keqtrajtuar rëndë disa dite më parë 39 – vjeçarin Gentian Omeri.

Tre prej të arrestuarve janë transferuar drejt burgut të Bënçës, ndërsa njeri në burgun e Kavajës. Ndërkohë në kërkim vazhdon të mbetet Alfred Ndoj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu