Morali i munguar i ‘protestuesit’ Binaj. Sa taksa paguan?

0
Gjigandi

Lufta në Ukrainë ka krijuar një tronditje të tregjeve në të gjithë botën. Kriza çdo ditë thellohet në të gjithë rajonin dhe Europën, ku energjia, karburantet dhe rrjedhimisht çmimet e shportës kanë pësuar rritje të ndjeshme.

Por ndryshe nga ç’ndodh në vendet e tjera, në Shqipëri ka patur protesta për rritjen e çmimeve. Deri këtu nuk ka ndonjë habi apo amoralitet sepse edhe ndodh, por ajo që është anormale, jomorale dhe që mban erë të keqe është kur sheh se cilët janë ata që i kanë ngritur dhe udhëheqin këtë protestë.

Po marr njërin ndër ta si shembull, për të kuptuar se në fakt drejtuesve të protestës nuk u ha barku për qytetarët që kanë të ardhura të ulëta, pasi janë vetë ata që kur vjen puna të pagesa e kontributeve ata i shmangin këto pagesa. Jo vetëm kaq, por pikërisht këta që bëjnë sikur u këputet shpirti për të varfrit, pagat e tyre shkojnë mbi 4 mijë Euro në muaj.

I tillë është rasti i humoristit Florjanë Binaj, i cili referuar pagës së deklaruar sipas listës që u bë publike në dhjetor të vitit që shkoi si përson fizik në NIPTIN e tij e kishte fitimin mbi 45 milionë lek të vjetra, por paga e deklaruar në listën e pagave të publikuar në dhjetor të 2021 në niptin e tij ishte zero. Jo vetëm kaq, por nga ana tjetër paga e deklaruar në emisionin Rikoshet ishte 300 mijë lek te vjetra. Thënë këtë, Binaj që sot bën si ithtar i kauzës së çmimeve, paguante 0 tatim dhe minimumin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Pra, Binaj i cili bën sikur i dhimbsen ata që kanë të ardhura të ulta, i kalon fondeve publike një minimum qesharak sigurimesh, por nga ana tjetër kërkon nga shteti që të bëjë çudira dhe pse ai nuk derdh sa ç’detyrohet në arkën e shtetit. A ka ironi më të madhe? A ka tallje më të madhe me publikun se kaq? Ky do ishte një skeç i bukur për Portokallinë, por jo një parrullë proteste.

RonaTyra

Binaj është shembulli tipik i atyre që nga njëra anë i shmangen deklarimit të saktë të pagës për të mos paguar tatimet në bazë të pagës, nga ana tjetër i kërkojnë llogari shtetit pse ky i fundit nuk hap thesin. Natyrisht që Binaj dhe te ngjashmit e tij e dinë që thesi i shtetit varet nga pagesa korrrekte e taksave dhe tatimeve nga bizneset dhe qytetarët, e sa më pak të paguajnë biznesi dhe individët, aq më pak para do të këtë shteti në arkë për të mbrojtur popullin nga luftrat, tragjeditë apo pandemitë.

Nëse vërtetë e ka përzemër atë që po bën, le të dërdhë si fillim në arkën e shtetit aq para sa i takojnë dhe mandej të bëjë moral./toponews.org

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu