Reperja e njohur e estradës, Tayna, ka mbajtur së fundmi koncertin e saj të radhës në Gjermani.
Teksa ka argëtuar fansat me interpretimin e këngëve të saj shumë të pëlqyera, pati një moment të sikletshëm gjatë performancës së saj.
Ishte ky një moment kur reperja nga Prizreni humbi baraspeshimin dhe aksidentalisht u rrëzua në mes të skenës.
Momenti është xhiruar nga fansat dhe hedhur në internet, teksa vet 23-vjeçarja duket ta ketë marrë me sportivitet këtë moment të sikletshëm.
Sigurimi duket të jetë afruar me shpejtësi për ta ndihmuar atë të ngrihet, por që vet reperja e mbuloi me zgjuarsi këtë rrëshqitje, duke e prezantuar si pjesë të performancës së saj.
Tayna përndryshe vazhdon ende të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Mozzik, “Edhe ti”, këngë kjo e cila ka arritur shifrën e afro 20 milionë klikimeve në YouTube.