Momente paniku në mes të një rruge në Pekin, kur një burrë i paidentifikuar sulmoi dhe goditi me thikë një diplomat izraelit.
Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet se autori përleshet me viktimën dhe e hedh në trotuar, para se ta godasë me thikë, para syve të habitur të kalimtarëve.
Viktima më pas ngrihet dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që edhe autori ikën duke çaluar. Punonjësi i ambasadës izraelite në Pekin u dërgua në spital pas sulmit.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit, diplomati është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme, ndërsa po hetohet për motivin e sulmit, i cili nuk ndodhi në ambasadë.
#BREAKING: An Israeli diplomat in Beijing, China being stabbed by a person of Middle-eastern Origin. pic.twitter.com/50OhzC4vm4
— Aditya Raj Kaul (@AdityaRajKaul) October 13, 2023