Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj tha se protesta te zyrat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pati efekt, e cila sipas tij kjo e fundit pas këtij aktiviteti të PSD-së e publikoi vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.
Sipas Molliqajt një vendim i dëmshëm u frenua, por që nuk është ndalur plotësisht.
Postimi i Molliqajt në Facebook:
E vërtetoi ZRrE-ja. Vendimi për rritjen e çmimit të rrymës u publikua. Çmimi është rritur për të gjithë. Për ata që shpenzojnë deri në 800 kËh rritja është 21%. Për ata që shpenzojnë mbi 800kËh, tarifa e lartë është rritur për 311.11% ndërsa e ulëta për 311.4%.
Tash po e kuptojmë se pse tentuan të kalojnë pa e publikuar vendimin. Sepse vendimi është shumë më skandaloz se që u tentua të na shitej nga propaganda.
Prandaj vetëm pas protestës tonë te zyret e ZRrE-së, dhunës policore ndaj aktivistëve dhe arrestimit dhe mbajtjes për 3 ditë në burg i 6 aktivistëve, qeveria dhe ZRrE u detyruan që të publikojnë mashtrimin e tyre.
Mobilizimi qytetar po ka efekt. Ne e frenuam një vendim te dëmshëm, por nuk e kemi ndalur plotësisht. Prandaj përpjekjet duhet të jenë të përditshme dhe të përbashkëta.