Moderatori Fis Juniku të premten i bashkohet banorëve të Big Brother VIP Kosova

0
Gjigandi

Këtë të premte shtëpia e Big Brother VIP Kosova do të mbushet me disa banorë të rinj.

Media ka mësuar se një nga emrat e rinj që pritet t’i bashkohet aventurës së famshme është moderatori i emisionit “Barber Shok”, Fisnik Juniku.

Krahas Fisit, pritet që mbrëmjen e së premtes të ketë edhe të tjera hyrje të reja.

Fisi përveçse moderator i emisionit që vënë fokus hip-hop kulturën e vendit, ka qenë më parë edhe basketbollist si dhe është organizator i eventit “3 X 3 Prishtina”.

Ndërkohë teksa banorë të rinj pritet të futen, një tjetër do të largohen nga shtëpia më e famshme e momentit.

RonaTyra

Njëri prej banorëve të nominuar të kësaj jave, mes Vivienit, Edonit, Gjonit dhe Andit, do t’i japë përfundimisht lamtumirën ëndrrës së madhe për të fituar çmimin e 200 mijë eurove.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu