Ajsel Abazi, partnerja e Eros Grezdës ka biseduar së fundmi virtualisht me ndjekësit e saj. E vendosur në qendër të vëmendjes për lidhjen e saj me futbollistin e njohur, nuk ka munguar kurioziteti i ndjekësve në lidhje me ata të dy.
Një ndjekës e ka pyetur Abazin se prej sa kohësh është në lidhje? Ajsel nuk ka preferuar të përgjigjet me fjalë, por me vepra.
Ajo ka treguar unazën në gishtin e saj të martesës duke shkruar: Aq gjatë sa për të arritur këtu.
Edhe vetë futbollisti natën e ndërrimit të viteve postoi një foto me partneren e tij ku krahas shkruante: ‘Zoti dhe Zonja Grezda ju urojnë Gëzuar Vitin e Ri’
Duke lënë kështu fare qartë të kuptojmë se ka celebruar dashurinë e tij me Ajsel.
Një kuriozitet tjetër i ndjekësve është lidhur edhe me thjeshtësinë e unazës së Ajsel. Kjo e fundit u shpreh se duke qenë se nuk ishte një tip unazash, ajo çfarë simbolizonte ajo ishte e mjaftueshme për të.
Por, kureshtja e ndjekësve nuk u “shua” me kaq! Ata kanë dashur të dinë edhe se si Eros dhe Ajsel janë njohur me njëri tjetrin. Epo dëshirat e ndjekësve, janë “urdhra” për Abazin.
Kujtojmë që Ajsel Abazi është kushërira e Almeda Abazit, e cila prej vitesh jeton në Turqi pranë bashkëshortit të saj të njohur Tolgahan. Edhe Ajsel jeton po atje, ndërsa Grezda luan me skuadrën Manisa të Turqisë.