Koronavirus që u përhap me shpejtësi nga Kina ka prekur 109 shtete në të gjithë botën. Në listën e vendeve të prekura është futur edhe Shqipëria që prej ditës së hënë.
Në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte i ftuar pneumologu Ardian Jorgji. Ai tregoi sesi mund t’i dallojmë shenjat e para të COVID-19.
Ardian Jorgji: Për fat të keq ka panik dhe këshilla ime modeste do ishte sa më pak panik, është këshilltari më i keq, qoftë për zgjedhjen që do bëjmë apo veprimet që do ndjekin këtë zgjedhje.
Pneumologu u ndal edhe tek vështirësia në frymëmarrje.
Ardian Jorgji: Këshilla ime është nuk duhet të presim të na ndodhi vështirësia në frymëmarrje, duhet të jemi vigjilentë dhe të nxitojmë që në fillim. Në qoftë se shikojmë se simptomat përkeqësohen, që do të thotë kolla rritet edhe më, bëhet edhe më e shpeshtë me sekrecione më të shtuara, temperatura me intervale më të shpeshta, më e pabindur, fillojmë të kemi edhe më dobësi trupore, përkeqësim të gjendjes së përgjithshme, atëherë duhet të nxitojmë me patjetër, të bëjmë një vizitë mjekësore. Kjo është për mua që në ditën e parë të ndjesisë së simptomave të thjeshta, një telefonatë nuk kushton asgjë.