Mitsotakis me banorët e Himarës: Keni mbajtur të ndezur në zemrat tuaja flakën e helenizmit dhe ortodoksisë

0
Gjigandi

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur para banorëve të Himarës duke premtuar mbështetjen e qeverisë dhe shtetit grek.

Mitsotakis ka falënderuar të pranishmit, duke iu drejtuar si miq, të dashur dhe ka kujtuar se Shqipëria ka detyrim të respektojë dhe mbrojë të drejtat e minoritetit grek.

“Ju falënderoj që mbajtët gjallë në ato vite të vështira flakën e helenizmit dhe ortodoksisë, sidomos ju, më të rriturit e të moshuarit e minoritetit grek. Greqia mbetet mbështetëse e përhershme e kërkesave tuaja të drejta. Ju, që zgjodhët të qëndroni në këto troje përbëni një urë miqësie e bashkëpunimi Greqi-Shqipëri. Unë personalisht isha, jam dhe do mbetem mbështetës i plotë i integrimit të Shqipërisë në BE.

Siç është detyrim i Shqipërisë në kuadrin e qasjes drejt BE të respektojë plotësisht të drejtat tuaja që janë të drejtat e vetëpërcaktimit, arsimimit të fëmijëve dhe nipërve tuaj në çdo nivel në gjuhën greke, si dhe çështja kritike për ju veçanërisht e pronave të paluajtshme. Kam besimin se me vullnet pozitiv të qeverisë shqiptare e në bashkëpunim mund të zgjidhen. Unë ju garantoj personalisht se do të zgjidhen. Ashtu siç zgjidhëm çështjen e pensionit të minoritarëve të moshuar, këtë duhet të bëjmë, të japim zgjidhje e do e bëjmë. Çdo qeveri greke ka qene, është e do jetë pranë jush gjithmonë. Greqia jonë tashmë ka lënë pas dekadën e vështirë të krizës ekonomike, është një vend i fuqishëm me stabilitet, një anëtar me zë i BE”, ka thënë kryeministri grek.

j.l./ dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu