Media spanjolle: Ronaldo zgjedh Arabinë Saudite, marrëveshje deri në 2030

0
Gjigandi

Aktualisht Cristiano Ronaldo është në Dubai për të pushuar, së bashku me familjen. Por spanjollja Marca bën me dije se ylli portugez do jetë pjesë e Al-Nassr në Arabinë Saudite.

Sipas saj 37-vjeçari do të firmosë deri në verën e 2024 si futbollist dhe më pas do jetë një nga ambasadorët e Arabisë Saudite për të mbështetur në FIFA kandidaturën për të fituar të drejtën e zhvillimit të Kupës së Botës 2030.

Media spanjolle raporton se Cristiano Ronaldo, së shpejti do të udhëtojë për në Riad për të firmosur kontratën e re.

Nuk jepen detaje, por duket se CR7 e ka bërë tanimë zgjedhjen dhe do të largohet nga futbolli elitar europian. Gjithsesi thuhet se 500 milionë euro pritet të fitojë Ronaldo në aventurën e re me Al-Nassr.

Figura e tij do përdoret për arsye publicitare pas 2024 kur kontrata e tij të përfundojë.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu