Ndërtimi i ‘Urës mbi Bunë’ është një projekt që pritet të kushtojë deri në 20 milionë euro dhe do të bashkëfinancohet nga qeveritë e Shqipërisë dhe të Malit të Zi.
Për këtë projekt u dakordësua gjatë mbledhjes së qeverisë së vendit me atë të malazeze.
“Kjo urë do të ndryshojë të gjithë mënyrën e komunikimit midis dy vendeve pasi kanë 34 km plazhe të cilat për ti aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km. Ndërkohë që me ndërtimin në urën e Bunës, me 310 metra do të përshkruhet në vetëm 2 minuta. Ky është një investim që do të bëhet duke i ndarë investimet midis të dy vendeve. Rezulton që investimi të shkojë 1.5 miliardë lekë që do të ndahet 50 me 50” – u shpreh Ministrja Balluku.