Miqtë i thanë “mos shko atje se do të vrasin”, historia shqiptare e një belgu të pazakontë

0
Gjigandi

Belgjika përshkruhet si një nga vendet ku mediat shkruajnë dendur mbi mafian shqiptare, kryesisht grupe të trafikut të drogës që njihen sidomos në qytete si Antwerp.

Ky fenomen ka krijuar paragjykime te shumë belgë, por njëri prej tyre u përpoq të dilte përtej këtyre paragjykimeve dhe ta njihte Shqipërinë nga afër. Madje të shkruante edhe një libër për të.

Belgu De Smet e njohu Shqipërinë rastësisht dhjetë vjet më parë pasi kishte dalë në pension.

“Para se të largohesha për në Shqipëri, të gjithë më pyetën se çfarë dreqin do të bëja atje. Mund të të qëllojnë në çdo cep të rrugës”, ishin zërat që u ngritën kundër meje.

Por në fakt asnjëra prej këtyre nuk rezultoi e vërtetë.

RonaTyra

“Asnjëherë më parë nuk kisha takuar njerëz kaq miqësorë, megjithëse kushtet e jetesës për shumë njerëz ishin të vështira dhe kishte plehra gjithandej, apo infrastrukturë të keqe rrugore”, citojnë mediat belge, zotin De Smet. 

“Vetëm për shkak se një numër emigrantësh janë të përfshirë në akte të paligjshme dhe kriminale nuk do të thotë që një popullsi e tërë duhet të kategorizohet si e kriminalizuar”, thekson ai.

De Smet nisi ta përdorte internetin për të raportuar “gjërat më pozitive të këtij vendi, veçanërisht për shqiptarët të cilët fillova t’i respektoja gjithnjë e më shumë.”

Ai madhe u thellua në gjuhë dhe histori. “Kam kuptuar arsyet e prapambetjes ekonomike dhe sociale. Si në shumicën e rasteve, shqiptari i zakonshëm nuk ishte shkaku i mjerimit. Dhe ky mjerim po bëhet gjithnjë e më pak i dukshëm. Vendi ka pësuar një metamorfozë”.

Autori ua rekomandon të gjithëve që ta vizitojnë, përfshirë edhe fëmijët.

“Për dhjetë ditë ju mund të njihni të gjithë Evropën, si të thuash, falë shumëllojshmërisë së madhe në atë vend të vogël. Po ashtu vera dhe ushqimi janë shumë të mira”, shprehet ai.

Pasi pandemia e koronavirusit përfshiu botën mbarë, miqtë i këshilluan belgut që të shkruante një libër për Shqipërinë dhe ai shkroi librin ‘Në hije. Një kërkim për origjinën, gjuhën dhe identitetin e shqiptarit’.

“Është një përpjekje për të krijuar një kuriozitet të shëndetshëm për një vend të vogël me një popullsi të vogël, por me një zemër të madhe që meriton admirimin tonë”, shkruan autori belg.

a.c./dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu